MENU
klinika

15 ditë me 214 artistë

REJA ka vend për të gjithë

17.05.2019 - 13:58

   Tirana do të jetë skena gjigante, për plot 15 ditë e 214 artistë, nga 18 shtete, këto ditë. Artistët do të jenë personazhet kryesore të çdo dite, me nga një shfaqje të re, për publikun e Tiranës e jo vetëm.

Muzikë, valle dhe të tjera aktivitete do të krijojnë një atmosferë shumë të gëzuar e për të gjithë ata që dashurojnë artin. Festivali ccel siparin sot në orën 19:30, me paradën e daulleve dhe ndriçimin e dritave LED, për të zbritur më pas, në parkingun nëntokësor të sheshit “Skënderbej”, për të ndjekur në orën 20:30, me performancën 30-minuteshe: “E zakonshme”, krijimi enkas për këtë mbrëmje, i artistit bashkohor Klod Dedja.

 

 

Mbrëmja do të vijojë me një koncert ‘live’ – aheng tirons’ nga këngëtari Rik Buneci dhe orkestra. Ushqim, pije, kokteje dhe DJ-, do të jenë shoqëruesit e kësaj mbrëmjeje nën tokë, që është programuar deri orëve të para të mëngjesit.

“Reja” skena apo muzeu në qiell të hapur i Tiranës, gjatë ditëve dhe netëve të festivalit, do të marrë jetë nga artistët më të mirë vendas dhe të huaj, të cilët do të sjellin ndërthurjen më artistike midis dy ekstremeve të kulturës (artit, muzikës, vallëzimit ndërthurur mes tyre) – të kulturës bashkohore – duke veçuar këtu premierën e operas eksperimantale “Mal”, frymëzuar nga vepra e poetit tonë të madh, Migjeni.

 

 

Një vend të veçantë do të ketë edhe kultura tradicionale, e përfaqësuar me muzikën e vjetër e më të mirë të ‘ahengunt tirons dhe ahengut shkodran’. Ansambli SAZ’ISO me famë ndërkombëtare, vjen si premierë shqiptare për të sjellë ‘gëzimin dhe trishtimin’ e muzikës së sazeve te Shqipërisë së Jugut.

Ndërkohë, REJA dhe lulishtja rreth, do të jenë hapësirat e teatrit fizik, instalacioneve audio-vizuale, bashkëbisedimeve me artistë, lojrave, apo agëtimeve të tjera, performanca të artit dhe dansit bashkohor, muzikës e kërcimit, paradë me Led, rituale, tambure japoneze, kërcim egjiptian, ‘ëorkshops’, leksione spirituale, kërcim TAP dhe irlandez, performanca letrare, trajnime tetëditore për artin e performancës, leksione në universitete per menaxhimin e karrierës artistike për artistët e pavarur.

 

 

Siç e do edhe tradita, nuk do të mungojnë as DJ-të dhe kurse kërcimi në public, ku vlen të veccohet “Vallja e Tropojës” udhëhequr nga Mjeshtri i Madh, koregrafi Delih Metalia dhe ansambli “Dandania”, për të përfunduar me rapsodinë “Freiraum”, kompozuar dhe dirigjuar nga Prof. Fatos Qerimaj, me interpretimin e orkestrës së muzikës bashkohore dhe pjesëmarrjen e korit të Resë.

Por, më e veçantë do të jetë performance e artistit Astrit Ismaili “EMO GIRL” – “Vajza EMO”, e cila mund të quhet një nga performancat e para ose të vetme në vendin tonë, që bën bashkë trupa femërore, njerëz me gjini fluide dhe queer (joheteroseksuale). Reja, me festivalet brenda dhe rreth saj, kanë mbështetjen e vazhdueshme nga Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj./Konica.al

Nga: Hera Lera