11.04.2020 - 08:16
Receta për: 2 persona
Ky lloj smoothie mund të ruhet në frigorifer deri në 24 orë. Për ëmbëlsues mund të përdorni mjaltë ose shurup panje.
INGREDIENTËT
- 2 banane të ngrira
- ½ filxhan me lulelakër të ngrirë
- 2 gota qumësht kokosi
- 1 filxhan me mango të prerë në kubik të vegjël
UDHËZIMET
Në një blender bashkoni të gjithë përbërësit dhe i përzieni për 1 minutë në shpejtësi të lartë.
Shërbejeni menjëherë në gota dhe shijojeni!