13.04.2020 - 15:16
Receta per: 8 persona
Shumë praktike si recetë!
INGREDIENTËT
- 10 vezë të mëdha
- ½ gotë me krem kuzhine
- Kripë, piper për shije
- ½ tufë me spinaq të larë
- 1 kungull i prerë në rrathë rrumbullakë
- 1/3 filxhan me proshutë të tymosur
- 120 gram kërpudha të prera në copa të vogla
- 5 domate qershi të ndara përgjysmë
- ½ brokoli e larë dhe e ndarë në lule të vogla
UDHËZIMET
- Parangrohni furrën në 200 gradë Celsius.
- Në një tas të madh shtoni vezët dhe i rrihni mirë.
- Shtoni kremin, kripë, piper dhe vazhdoni t’i trazoni.
- Tani shtoni të gjitha perimet dhe proshutën.
- I përzieni me një lugë druri të gjitha bashkë dhe në fund i kaloni në një tavë qelqi.
- E përhapni në të gjithë sipërfaqen dhe e fusni në furrë të piqet për 30-35 minuta. Shijojeni!