MENU
klinika

Origjina e virusit nuk është në tregun e Wuhan

Tetë gjërat thelbësore që shkencëtarët tanimë dinë për koronavirusin

26.04.2020 - 11:57

Që kur koronavirusi u identifikua për herë të parë gati 4 muaj më parë, botës i është dashur një kohë e gjatë për të kuptuar sesi virusi infekton njerëzit dhe si përhapet në mesin e popullatave. Këto janë disa nga gjërat kryesore që njerëzimi ka mësuar deri më tani për këtë virus të rrezikshëm:

-Infeksioni i parë u shfaq në Wuhan në dhjetor. Megjithatë, Kina tha se ‘pacienti zero’ ka të ngjarë të jetë shfaqur që në mesin e nëntorit.

-Fillimisht, virusi ishte i lidhur me tregun e gjësë së gjalë Huanan në Wuhan. Por kjo tezë është hedhur poshtë pasi shkencëtarët kinezë kanë zbuluar se nga 14 rastet e para vetëm 13 kanë origjinën nga tregu. Pra tregu ka shërbyer për përhapjen e shpejt, por jo origjinale.

-Më shumë hulumtime kanë zbuluar se virusi ka të ngjarë të kërcejë nga një kafshë te njerëzit përmes një kafshe ndërmjetëse, të tilla si një pangolinë ose një mace civet.

-Deri në janar, studiuesit e kuptuan qartë se transmetimi njeri-në-njeri ishte i mundur. Tani dihet se mënyra kryesore e transmetimit është përmes stërklave të cilat ndonjëherë mund të përhapet përmes ajrit.

-Shkencëtarët fillimisht nuk e dinin se sa virusi rrinte në lloje të ndryshme të materialeve. Studimet e fundit kanë kuptuar se sa kohë mbetet i në sipërfaqe të zakonshme dhe në kushte të ndryshme, me virusin që qëndron deri në katër ditë në para’ dhe 7 orë nëpër gotat e qelqit.

-Një numër i konsiderueshëm i pacientëve raportuan simptoma gastrointestinale, përkundër COVID-19 që sulmon sistemin e frymëmarrjes. Këto dhe simptoma të tjera më pak të shpeshta tani janë të dokumentuara mirë.

-Gjithashtu, mjekët nuk e kuptuan plotësisht kursin më të zakonshëm për sëmundjen. Tani ata e dinë se virusi ndjek një model simptomash që zgjat rreth 17 ditë.

-Supozohej se trupat e njerëzve që vdesin nga COVID-19 ende mund ta përhapnin sëmundjen. Në prill kjo u dokumentua zyrtarisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Të mos e paguajmë arin me të vërtetën!"

“Shkenca në stres”, fake news në garë me rezultatet