MENU
klinika

Delacroix, një vizion për liri dhe barazi

“Vështirësitë u japin njerëzve virtytet që mirëqenia ua heq”

26.04.2020 - 14:02

       Për të kujtuar Eugjen Delakrua (Eugéne Delacroix), piktorin e Revolucionit Francez, lindur më 26 prill 1798, analizojmë veprën e tij më të famshme: “Liria udhëheq popullin”.

Eugjen Delakrua ishte një nga eksponentët më të famshëm dhe më me ndikim të romantizmit francez. Me penelatat e tij të forta dhe gati agresive, piktori francez dëshironte të përfaqësonte botën e emocioneve njerëzore. Por edhe të transetonte të vërtetën e ndjenjave më të larta. Ndër veprat e tij më të famshme mund të kujtojmë vetëm: “Liria udhëheq popullin”, e ruajtur në muzeun e Luvrit, në të gjithë bukurinë e saj të jashtëzakonshme dhe mbresëlënëse. Pasi u bë simbol i revolucionit francez, puna e Delakrua vazhdon, dyqind vjet më vonë, të ushqejë etjen tonë për liri./Konica.al

Stili i tij, i cili favorizon formën e përgjithshme të pikturës dhe mbështet ngjyrat, binte ndesh me neoklasicizmin në modë asokohe, duke bërë që të trondiste kritikët. Kjo do të ndodhë edhe me veprat e tij të mëvonshme, veçanërisht “Skena e masakrave të Scio” (1824) dhe “Vdekja e Sardanapale” (1827). Me “Varka e Dantes” ose “Dante dhe Virgjili në ferr”, Delakrua arriti të njihet nga bashkëkohësit e tij, ndërsa piktura “Liria udhëheq popullin” (1830) është bërë simboli i demokracisë. /Konica.al

Simboli i luftës kundër shtypësit

Liria që udhëheq popullin portretizon të gjitha klasat shoqërore të bashkuara në luftën kundër shtypësit, të udhëhequr nga Mariana, simboli i lirisë. Pra, kjo pikturë me ngjyra të ndezura është përfaqësimi i një fantazie romantike të barazisë dhe lirisë. Frymëzuar nga veprat e Gojas dhe Gercault, Delakrua pikturon një kryengritje popullore në kanavacë. Populli parisian është paraqitur, me armë në dorë, gjatë marshimit të tyre pas një femre, Mariana, e cila valëvit flamurin francez.

Si përfaqësohet liria

E rrethuar nga një mori kryengritësish dhe ushtarësh në hekë, Mariana është një alegori e lirisë. Ajo qëndron triumfuese dhe impulsive, me gjoksin të zbuluar, të rrethuar vetëm nga një kon i shndritshëm drite. Veshur me rroba bashkëkohore dhe një beretë frixhio, simbol i idesë republikane tashmë në vitin 1789. Mariana është kapur në momentin kur përparon e sigurt mbi barrikadë, duke tundur flamurin tringjyrësh me dorën e djathtë dhe duke mbajtur një pushkë në tjetrën, për të nxitur pjesëmarrjen e saj të drejtpërdrejtë në betejë.

Eugjen Delakrua vdiq në vitin 1863. Ai la pas piktura të shumta, por edhe blloqe skicash, veçanërisht ato nga Maroku, si dhe një ditar vetjak, në të cilin kishte renditur bashkëbisedime dhe vëzhgime të shumta./Konica.al

 

“Vështirësitë u japin njerëzve të gjitha virtytet që mirëqenia ua heq.

 

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit