MENU
klinika

"Receta e mamit"

Vezë të pjekura në avokado

11.04.2020 - 09:20

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Koha e gatimit: 15 minuta

Receta per: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 2 avokado
  • 4 vezë të mëdha
  • Kripë, piper për shije
  • Për mbushjen:
  • Djathë
  • Domate
  • Majdanoz

UDHËZIMET

  1. Parangrohni furrën në 200 gradë Celsius.
  2. Avokadot i lani mirë dhe i ndani përgjysmë.
  3. Më një lugë i hiqni bërthamën dhe tulin e brendshëm. Tek secila prej tyre thyeni një vezë.
  4. I shtoni pak kripë, piper dhe i fusni në furrë për 15 minuta.
  5. Sapo të jenë gati i nxirrni nga furra dhe i spërkasni sipër me majdanoz, domate të prera në kubik të vegjël dhe pak djathë sipas dëshirës.