MENU
klinika

Zbut masat Athina

Akropoli pret vizitorët!

18.05.2020 - 10:26

       Akropoli i Athinës, monument i Antikitetit u rihap sot për publikun, ashtu si të gjitha vendet arkeologjike në Greqi, në praninë e Presidentes së Republikës greke, Katerina Sakellaropoulou, pas mbylljes dymujore, për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri.

Sidoqoftë, muzetë nuk do të rihapen deri më 15 qershor, sipas planit të qeverisë për lehtësimin e kufizimit.

E vendosur në Shkëmbin e Shenjtë në qendrën historike të Athinës, tempulli Dorik i Parthenonit kushtuar perëndeshës Athena, mbrojtëse e qytetit antik të lashtë, daton nga periudha klasike e antikitetit grek (shekulli i V para Krishtit).

Me 2,9 milion vizitorë në 2019, në rritje me 14.2% krahasuar me një vit më parë, Akropoli i Athinës është monumenti më i vizituar në Greqi.

Ai bën pjesë në dhjetëra thesaret arkeologjike të vendit, duke përfshirë tempuj, stadiume, teatro apo kala të lashta, nga pallati Minoan i Knossos (epoka e bronzit) deri në Akropolin e Lindos (shek. II p.e.s) në ishujt e Kretës dhe Rodosit, përkatësisht duke kaluar tek Olimpi, djepi i Lojrave Olimpike të Antikitetit.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit