MENU
klinika

Në pritje të ëmbël

Arbana Osmani nxjerr në pah barkun e rrumbullakosur

19.05.2020 - 10:58

Nuk është më e fshehtë, moderatorja Arbana Osmani pret një fëmijë me regjisorin Eduart Grishaj.

Ndonëse Arbana është munduar ta mbulojë në foto barkun e saj duke veshur rroba të gjera, së fundmi, në një imazh të publikuar në rrjetet sociale theksi është vendosur tek barku i saj.

Arbana nuk e ka fshehur, ndërsa mbante veshur një fustan të zi të shkurtër e nga pas një tryezë plot me ushqime.

Nuk dihet ende sesa muajshe shtatzënë është moderatorja ndërsa raportohet se gjinia e foshnjes është djalë.

Ky është fëmija i dytë për Arbanën, e cila ka edhe një djalë të quajtur Jon me bashkëshortin e parë.