MENU
klinika

"Receta e mamit"

Avokado të mbështjella me bacon. Janë thjesht super!

02.05.2020 - 10:25

Koha e përgatitjes: 10 minuta 

Koha e gatimit: 15 minuta

Receta per: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 2 avokado të prera në feta-feta
  • 12 shirita bacon
  • ½ filxhan majonezë
  • 3 lugë gjelle spec djegës
  • 2 lugë gjelle lëng lime
  • 1 lugë çaji me lëkurë limoni të grirë

UDHËZIMET

Parangrohni furrën në 200 gradë.

Avokadot i qëroni dhe i prisni në feta-feta.

Secilën prej tyre e mbështillni me shiritat e baconit.

I rendisni në një tavë dhe i fusni në furrë të piqen për 10-15 minuta.

Ndërkohë në një tas të vogël bashkoni majonezën, salcën pikante, lëngun e limes dhe lëkurën e limës.

I përzieni të gjitha bashkë dhe shijojini me avokadot e pjekura.