MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Bashkëpuno me Kinën ose vuaj!

28.05.2020 - 15:43

Ndërkohë që qeveritë në të gjithë botën përballen me zgjedhjen e tmerrshme midis shpëtimit të jetës nga COVID-19 dhe mbrojtjen e jetesës së njerëzve, treguesit ekonomik theksojnë intensitetin e dilemës.

Papunësia është rritur shumë, tregtia ka rënë dhe ekonomia globale po përballet me rënien e saj më të dobët që nga Depresioni i Madh.

Ekziston vetëm një mënyrë për të kufizuar ndikimin ekonomik të pandemisë: bashkëpunimi Sino-Amerikan.

Nuk është sekret që Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë patur konflikte kohët e fundit. Që nga hyrja në Shtëpinë e Bardhë, administrata e Presidentit amerikan Donald Trump ka ndjekur një strategji agresive, duke përdorur barrierat tregtare si armën e preferuar.

Kriza COVID-19 duket se ka thelluar angazhimin e administratës Trump për antagonizëm, deri në pikën që fajësimi i Kinës për shpërthimin duket se ka marrë përparësi.

Në “Përqasjen Strategjike ndaj Republikës së Popullit të Kinës”, administrata Trump e ka konfirmuar Kinën si një konkurrent strategjik në aspektin ekonomik, ideologjik dhe kombëtar të sigurisë.

Dokumenti pretendon se SHBA. nuk “kërkon të frenojë zhvillimin e Kinës” dhe “mirëpret bashkëpunimin nga Kina për të zgjeruar dhe punuar për objektivat e përbashkëta.”

Por angazhimi i SHBA me Kinën do të jetë “selektiv dhe i orientuar drejt rezultateve”, gjithmonë duke patur prioritet interesat kombëtare të SHBA.

Ndërsa numri i të vdekurve në SHBA COVID-19 kalon 100,000, Amerika nuk ka interes më të madh se sa të frenojë koronavirusin.

Vetëm në muajin e fundit, Departamenti i Tregtisë amerikane zbatoi kufizime të reja të teknologjisë duke synuar gjigantin kinez Huawei.

Dhe, ndërsa pranoi “konsensusin e gjerë shkencor se virusi nuk ishte prodhuar nga njeriu ose i modifikuar gjenetikisht,” Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo kohët e fundit deklaroi se kishte “prova të mëdha” që tregonin se virusi e kishte origjinën në një laborator në Kinë.

Mes traumave akute emocionale dhe ekonomike, dëshira për të identifikuar dhe ndëshkuar një fajtor sigurisht mund të jetë joshëse. Për Trump, ajo është shfaqur si një tipar kryesor i fushatës së tij për rizgjedhje.

Por historia tregon marrëzinë e kësaj qasjeje: politikat  për të ndëshkuar humbësit e Luftës së Parë Botërore, krijuan vendin për Depresionin e Madh dhe çuan në një luftë tjetër botërore.

Sot pandemia ka prirje të rrezikshme politike dhe ekonomike, nga nacionalizmi në një ndarje dixhitale midis punëtorëve dhe bizneseve. Rritja e papunësisë, së bashku me katastrofat natyrore të lidhura me ndryshimet klimatike dhe shpërthimet e sëmundjeve, vetëm sa do të përkeqësojnë situatën.

Shumë qeveri shpresojnë se stimulimi monetar dhe fiskal në shkallë të gjerë do të jetë i mjaftueshëm për të shpëtuar ekonomitë e tyre.

Edhe Kina po mbështetet në stimulin fiskal, megjithëse në një masë shumë më të vogël.

Përkundër këtyre masave stimuluese masive, PBB-ja reale e Amerikës pritet të bjerë me 39.6% në tremujorin e dytë të vitit 2020. Kjo pasqyron një të vërtetë të urhidhr: shumica e politikave monetare dhe fiskale zgjidhin vetëm probleme të përkohshme të rrjedhës së parasë.

Ajo që i nevojitet botës është të ri-mjetizojë modelet e biznesit dhe të punësimit për epokën pas pandemisë, dhe kjo do të kërkojë investime masive në nivelin lokal, kombëtar dhe global.

Për dallim nga SHBA, Kina duket se e pranon këtë.

Në hapjen e fundit të sesionit të tretë të Kongresit të 13-të Kombëtar të Popullit, Kryeministri Li Keqiang nuk vendosi asnjë objektiv të PBB-së për vitin. Li gjithashtu u zotua të punojë me SHBA për të zbatuar marrëveshjen tregtare “fazë një” që u nënshkrua në janar.

Shtetet e Bashkuara duhet të pranojnë që rivaliteti i saj gjeopolitik i përshkallëzuar me Kinën ka pak kuptim strategjik.

Dekadat e fundit kanë treguar se bashkëpunimi global, veçanërisht për tregtinëështë një strategji e vlefshme fituese, ndërsa luftërat tregtare dhe konkurenca gjeografike me shumë zero shkatërrojnë prosperitetin për të gjithë.

Përtej lojës strategjike dypalëshe, SHBA, si një udhëheqëse globale, ka një detyrim moral të ndihmojë pjesën tjetër të botës të shmangë kurthin e depresionit COVID-19, i cili është më i rrezikshëm dhe urgjent edhe sesa i ashtuquajturi Kurthi i Tukididit.

Andrew Sheng, shok i nderuar i Institutit të Azisë Global në Universitetin e Hong Kong-ut dhe anëtar i Këshillit Këshillimor të UNEP-it për Financat e Qëndrueshme, është një ish-kryetar i Komisionit të Sigurimeve dhe Të Ardhmes në Hong Kong.

Xiao Geng, Presidenti i Institucionit Hong Kong për Financat Ndërkombëtare, është professor në Shkollën e Biznesit HSBC në Universitetin Peking.

Përkthyer dhe përshtatr nga Project Syndicate/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Henry Kissinger flet për konfliktin SHBA-Kinë

‘Lufta tregtare’, më keq se Lufta e Parë Botërore!