MENU
klinika

Gjithçka do të jetë më e qartë në vjeshtë...

BE-në apo Kinën? A do t’i duhet Serbisë të zgjedhë?

15.05.2020 - 16:20

Një nga pyetjet që ka vite që preokupon studiuesit në fushën tonë është kur Serbia do të detyrohet të vendosë midis Bashkimit Evropian (BE), ose, atë që ne kolektivisht e quajmë “Perëndimi” dhe Rusia.

Kjo çështje në të vërtetë doli në pah pas aneksimit rus të Krimesë në 2014, dhe vendosjes së sanksioneve si përgjigje nga BE. Marrëdhëniet midis Beogradit dhe Moskës vëzhgohen në Kapitullin 31 (politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes) të negociatave të anëtarësimit të Serbisë në BE.

Nga këndvështrimi i interesave të Unionit dhe anëtarëve individualë, kjo marrëdhënie u vlerësua si e pafavorshme në atë masë sa edhe pse gjashtë vjet nga fillimi i negociatave, i ashtuquajturi raporti i shqyrtimit nuk është publikuar.

Mundësia që Beogradi të heqë dorë nga marrëdhëniet e saj të ngushta me Moskën, “t’i kthehet” Perëndimit dhe të harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të udhëhequr nga BE, ka qenë prej kohësh një kartë e dobishme në duart e Presidentit të Serbisë.

Ndërsa “çështja e Kosovës” mbeti e pazgjidhur, dhe pastaj u ndërkombëtarizua edhe një herë duke kërkuar një zgjidhje jashtë kornizës së BE-së; dhe pasi zgjerimi i BE-së është zvogëluar në nocionin jo bindës të një “perspektive evropiane”, ka pak nxitje, ose presion, që Beogradi të braktisë këtë politikë.

Moska nuk i beson Vuçiq, thotë shpesh Bosko Jakšić, dhe është ndoshta e drejtë; Putini nuk i beson askujt.

Sidoqoftë, me pandeminë e koronavirusit, vendimmarrësi i Serbisë u përball me një problem tjetër: si t’i shpjegojë marrëdhëniet me Kinën Perëndimit. “Miqësia” me Pekinin është gjithashtu një politikë vazhdimësie; ajo që Tadić filloi në vitin 2009, dhe Vuçiq vazhdoi.

Një diplomat i tha Dimitar Bechevit në Bruksel, “ne mbivlerësuam Rusinë dhe e nënvlerësuam Kinën”.

Kur Komisioneri i Zgjerimit Hahn i quajti këto hua dhe investime një “kalë Trojan”, shumë ishin të befasuar. Komentet erdhën pasi Vuçiq në mbrëmjen e 15 Marsit, njoftoi se “solidariteti Evropian është një përrallë”, duke reaguar ndaj përgjigjes negative nga Brukseli në lidhje me eksportin urgjent të pajisjeve mjekësore.

Deklarata e Vuçiqit erdhi në një kohë kur bota moderne po përballet me një kërcënim të paparë; dhe Perëndimi, mbi të gjitha Shtetet e Bashkuara, akuzojnë Kinën se ka ndikuar për keq tek situata, duke fshehur fillimisht informacionin dhe kështu duke mos lejuar publikun botëror të dijë shkallën reale të problemit.

Pas kësaj, Kina u angazhua në “diplomacinë e maskave” duke ofruar ndihmë të konsiderueshme për  disa vende , për “rrafshimin e kurbës”; por dëmi në marrëdhënie tashmë është bërë.

Ka gjithnjë e më shumë zëra që BE duhet të ririshikojë marrëdhëniet e saj me Pekinin, prandaj deklarata e fundit e Borrellit për Brukselin është “naive”.

Një kërkesë e drejtpërdrejtë për të rishqyrtuar marrëdhëniet me Pekinin, në kontekstin e një politike më të gjerë të BE-së, do të ishte një goditje serioze për Beogradin. Për disa arsye: Kina është një burim kredie dhe investimesh për Serbinë; është një lider në inovacione me të cilët është më e lehtë dhe më e shpejtë të arrihet marrëveshje për futjen e teknologjive të reja; një fuqi botërore, mbështetja e së cilës është e nevojshme ose e dëshirueshme në kontekstin e disa problemeve në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe, së fundi, origjina e numrit më të madh të turistëve në botë.

Kur themi kredi dhe investime, nënkuptojmë rrugë dhe hekurudha për të cilat BE-ja nuk është e interesuar sepse ato nuk përfshihen në rrjetet e saj prioritare të transportit; fabrika dhe sisteme që punësojnë mijëra njerëz; risi, nënkuptojmë 5G dhe AI; problemet ndërkombëtare, Kosova, UNESCO dhe rritje e vizitave të turistëve në Beograd ishte e dukshme edhe para pandemisë.

Gjithashtu, duhet të thuhet se Kina e ka ndihmuar ndjeshëm Serbinë në menaxhimin  e pandemisë (epidemisë) në territorin e saj. Ajo nuk ka dërguar vetëm pajisje mbrojtëse, por gjithashtu ndihmon në krijimin e laboratorëve që kanë mundësuar, testimin e 5-6,000 njerëzve në ditë.

Ekspertët kinezë ndanë përvojat e tyre; ndikuan që pacientët me simptoma më të buta të vendosen në spitale të përkohshme dhe të mos qëndrojnë në kushte izolimi në shtëpi (vetë); këshilluan cilat spitale janë të përshtatshme për akomodimin e pacientëve dhe cilat nuk janë, etj.

Deklaratat e bëra nga udhëheqja serbe u pritën me dyshimin nga BE, e cila mund të shihet nga teksti i Deklaratës së Zagrebit nga java e kaluar. Kjo është arsyeja pse Presidenti i Serbisë u përpoq të kontrollojë dëmet; organizoi një takim me ambasadorët e shteteve anëtare, dërgoi një artikull në “US News and World Report” në të cilin ai thotë se “Serbia është e përkushtuar ndaj Perëndimit” dhe më pas tabelat e sponsorizuara nga “Ekspres”, u shfaqën në të gjithë Beogradin, në të cilin Serbia falënderon Evropën dhe Norvegjinë.

Vučić: We would need guaranteed EU membership in 2025 for any deal ...

Ndërkohë, Brukseli ka bërë dhe ofruar shumë, por me një vonesë, nga e cila përfitoi Pekini.

Për një kohë të gjatë është diskutuar kthimi i politikës së kushtëzimit. Regjimet demokratike në Beograd u bënë presion për të përmbushur premtimet e tyre, normalizimin e marrëdhënieve me fqinjët, dhe, më e rëndësishmja, dorëzimin e të paditurve për krime lufte dhe gjenocid. Kthimi i kësaj politike është një nga frikërat më të mëdha të Beogradit. Si mund të dukej në praktikë? Për shembull, asnjë hapje e re e kapitujve deri sa të arrihet normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, dmth, harmonizimi i politikës së jashtme me BE në një përqindje më të lartë se ajo ekzistuese (57% sipas fondit ISAC). Presion shtesë do të kishte në lidhje me sundimin e ligjit dhe ndarjen e pushteteve.

Por kjo politikë bazohet në disa supozime: fundi i afërt i pandemisë dhe një plan gjithëpërfshirës që ekonomia evropiane të dalë nga kriza; konsensusi midis Francës dhe Gjermanisë; sinqeriteti i partnerëve evropianë kur bëhet fjalë për politikën e zgjerimit. Nuk është pa rrezik as për forcat pro-demokratike; regjimet hibride (siç vlerësohet nga “Freedom House”) nuk tregojnë shenja të dobësimit.

Përballë një zgjedhjeje të tillë, Vuçiç mund të përpiqet ta lidhë vendin edhe më shumë me Kinën dhe Rusinë, gjë që, do të ngjallte, përsëri dyshimin e Uashingtonit, dhe me të vërtetë do ta bënte Serbinë skenën e një beteje midis interesave të fuqive të mëdha.

Edhe këtu, si për shumë gjëra të tjera, gjithçka do të jetë më e qartë gjatë vjeshtës.

Marko Savković, Drejtori i Programit të Fondit të Beogradit për Ekselencë Politike dhe Forumit të Sigurisë në Beograd.

Përkthyer dhe përshtatur nga European Western Balkans/ konica.al