MENU
klinika

"Receta e mamit"

Bërxolla derri me ananas, receta perfekte për darkën e sotme

18.05.2020 - 16:01

INGREDIENTËT

  • 3 – 4 bërxolla derri të rrahura me trashësi 4 – 5 mm
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaji xhenxhefil të freskët, të grirë imët
  • 2 thelpinj hudhër, të shtypur
  • 1/2 lugë çaji fara finoku
  • Kripë
  • Piper
  • 3/4 gotë me lëngun e kompostos së ananasit
  • 4 – 5 feta ananas komposto
  • Trumzë të freskët

UDHËZIMET

  1. Vendosni vajin të nxehet.
  2. Hidhini kripë e piper bërxollave dhe skuqini nga të dyja anët sa të marrin faqe mirë.
  3. Shtoni hudhrën , xhenxhefilin, trumzën ,farat e finokut dhe vazhdoni gatimin për rreth 1 min .
  4. Përzieni lëngun e ananasit me purenë e domates dhe hidheni sipër bërxollave.
  5. Shtoni edhe fetat e ananasit dhe lërini të karamelizohen duke vazhduar gatimin sa pothuajse të shterojë lëngu.
  6. Mund t’i sherbeni me oriz te zier.