MENU
klinika

"Receta e mamit"

Biskota shtëpie me fara susami dhe mjaltë

31.05.2020 - 12:26
  • Persona: 4
  •  Koha e përgatitjes: 10 minuta 
  • Koha e gatimit: 15 minuta

INGREDIENTËT

  • 1 filxhan kafe me fara susami
  • 2 lugë çaji me mjaltë
  • 1 gotë me ujë
  • 2 gota me miell
  • ½ lugë çaji me pluhur pjekjeje
  • ¾ filxhan me sheqer
  • ¾ filxhan me gjalpë

UDHËZIMET

  1. Në fillim ngrohni furrën në 200 gradë. Bashkoni ujin, mjaltin dhe farat e susamit. I vendosni në një tas dhe i lini mënjanë. Më pas bashkoni miellin, pluhurin e pjekjes dhe sheqerin. Shtoni gjalpin dhe e punoni mirë brumin.
  2. Me anë të një lugë merrni pak nga masa e brumit, punojeni me dorë dhe më pas e ngjyeni tek masa që përgatitëm më parë me susam.
  3. Kështu veprojmë deri në fund. Më pas i shtrojmë në një tavë dhe i vendosim t’i pjekim për rreth 15 minuta.
  4. Per më shumë biskota, duhet të shtoni sasinë e përbërësve. Shijojini!