MENU
klinika

As pandemia nuk “josh”

BSH frenon me blerjen e arit – Tre muajt e parë të vitit në stanjacion

27.05.2020 - 13:20

Banka e Shqipërisë ka vijuar edhe përgjatë periudhës së pandemisë strategjinë e frenimit të blerjes së arit, pas një viti në “sulm”. Gjatë të gjithë vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë dyfishoi rezervat e huaja në ar, nga 58 milionë euro në rreth 120 milionë euro, ose rreth 2.5 ton ar.

Të dhënat e dy muajve të parë të vitit flisnin për një luhatje mjaft të lehtë, që me shumë gjasa është më shumë rrjedhojë e luhatjeve të çmimit të arit në tregjet globale se sa efekt i lëvizjeve të bankës për të blerë ose shitur shufra ari.

E njëjta gjë është vënë re edhe gjatë Marsit, muaj i cili shënjon edhe fillimin e pandemisë globale por edhe shpërthimin e epidemisë në vendin tonë si dhe instalimin karantinës. Ari njihet gjerësisht si një instrument strehe, të cilin investitorët apo shtetet e ndryshme e ruajnë për kohë pasigurish, duke qenë se ka luhajte më të vogla se kursi i këmbimit të monedhave.

Por, të dhënat e Marsit flasin për një rënie të rezervave të jashtme të Bankës së Shqipërisë në ar, nga 130 milionë euro, në 129 milionë euro, ç’ka duket të jetë rrjedhojë e luhatjes së çmimit në treg.

Marsi shënon muajin e dytë në rënie të rezervave, pas nëntorit të vitit 2019, që prej kohës kur Banka e Shqipërisë nisi politikën e rritjes së rezervave, në fillim të vitit të kaluar. Gjatë prillit dhe majit ndërkohë, çmimi i arit në tregjet ndërkombëtare është rritur ndjeshëm, ç`ka pritet të reflektohet edhe në të dhënat e rezervave të bankës së Shqipërisë në ar gjatë prillit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Intervista/ Situata ekonomike dhe zgjidhjet

Civici: Të shtyhet një vit shlyerja e kësteve të kredive