MENU
klinika

"Receta e mamit"

Byrek me qumësht. Recetë e vjetër, por e artë!

05.05.2020 - 14:29

Koha e përgatitjes: 10 minuta

Koha e gatimit: 30 minuta

Receta per: 4 persona

INGREDIENTËT

  • petë të pjekura
  • 750 ml qumësht
  • 200 gr gjalpë
  • 5 kokrra vezë
  • kripë

UDHËZIMET

  1. Fillimisht ngrohni furrën në 250 gradë Celsius. Ndërkohë, në një tenxhere të vogël shkrini gjalpin, derisa të fillojë të marrë pak ngjyrë.
  2. Në një enë qelqi rrihni vezët dhe shtoni qumësht e kripë.
  3. Lyeni një tepsi me gjalpë që të mos ngjisin petët dhe filloni t’i shtroni duke i spërkatur me gjalpë.
  4. Duke vazhduar të shtroni petët e tjera hidhni edhe përzierjen me gjalpë e qumësht. Përsërisni këtë proces për çdo dy petë të shtruara.
  5. Kur t’i mbaroni, shtypini të gjitha petat me duar.
  6. Vendoseni përreth 25-30 minuta në furrë. E lini pak të kullojë dhe më pas mund ta shijoni!