MENU
klinika

Por shumë shpejt do të flasim sërish për të...

COVID-19 na bëri ta harronim Brexit!

07.05.2020 - 13:52

Më 31 janar të këtij viti, Britania e Madhe u largua nga Bashkimi Europian, duke shënuar ndoshta pikën më të ulët në historinë 63-vjeçare të bllokut. Lajmi ishte kudo, në çdo titull lajmesh…

Mund t’ju falim që keni menduar se kriza Covid-19 e kishte anuluar Brexitin duke pasur parasysh mungesën e vëmendjes që pati javët e fundit.

Lajmi i mirë ose lajmi i keq, në varësi të këndvështrimit tuaj, është se kjo fazë e asnjë lajmi për Brexit ndoshta nuk do të zgjasë për shumë më gjatë. Marrëveshjet skadojnë në fund të vitit.

Nëse kërkohet një zgjatje, afati i fundit është 30 qershori.

Dhe, çuditërisht përparimi në negociatat për të arritur një marrëveshje tregtare pas Brexitit, sipas fjalëve të Tánaiste Simon Coveney, “nuk ka qenë i mirë”. Downing Street ka thënë më parë se do të refuzojë një zgjatje, edhe nëse BE e kërkon atë.

“Koha është e shkurtër dhe ka shumë për të bërë,” tha Coveney në një intervistë në RTÉ Radio One të martën.

Dhe Boris Johnson nuk i pëlqen fare afatet. Si gazetar, ai ishte famëkeq sepse nuk i respektonte ato.

“Mbretëria e Bashkuar duket se dëshiron të zgjedhë fushat ku ata duan një marrëveshje sa më shpejt dhe të përqëndrohen vetëm tek ato, ndërsa BE e ka bërë të qartë se nuk mund të punojnë kështu” tha Coveney.

Ministri i zyrës së kabinetit në Mbretërinë e Bashkuar, Michael Gove la të kuptohet se Londra mund të tërheqë kërkesën e saj për një marrëveshje “tarifa zero, kuota zero”.

Ai gjithashtu këmbënguli se nuk do të kishte zgjatje në periudhën e tranzicionit të Brexit. A ka dikush oreks për më shumë se kaq

Richard Cantillon (1680-1734) është kolumnist i biznesit, që nga viti 2009.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Irish Times/ konica.al