MENU
klinika

"Fjala e fundit i takon..."

Daçiç: Duam kompromis me Kosovën

09.05.2020 - 10:48

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka marrë dje pjesë në takimin informal të Këshillit të Sigurimit, ku ka folur edhe për çështjen e dialogut Prishtinë-Beograd.

Daçiç ka thënë se Serbia është e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje me Kosovën që përfshinë një kompromis.

Sipas tij për procesin e dialogut duhet ta kenë fjalën përfundimtare Kombet e Bashkuar adhe Këshilli i Sigurimit, transmeton Gazeta Express.

“Serbai është plotësisht e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës, dhe që për procesin e dialogut me Kosovën, fjalën finale duhet ta thonë Kombet e Bashkuara dhe Këshilli i Sigurimit”, ka thënë Daçiç.

Gjatë javës lidhur me dialogun Kosovë-Serbi ka folur edhe presidenti serb, Aleksander Vuçiç. Ai ka thënë se nuk do të pranojë të nënshkruaj njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe se nëse serbët duan një gjë të tillë duhet të gjejnë një president tjetër./Express/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN