MENU
klinika

Koha e kufizuar, Premier League bëhet gati

Dy datat e mundshme të rinisjes së Premier League

19.05.2020 - 11:53

Një datë e re për t’u shënuar në kalendarin për të ardhmen e Premier League. Më 28 maj do të vendoset përfundimisht për futbollin anglez. Javën e ardhshme priten të tjera mbledhje për faza e dytë të stërvitjeve, ose e thënë ndryshe, ajo e grupeve.

Rinisja më 12 qershor tashmë është shumë pak e mundur, pasi trajnerët kërkojnë të paktën 4 javë kohë përgatitje. Kështu që Premier League mund të fillojë më 19  ose 26 qershor.

Por nëse kjo po merr një zgjidhje, problemi qëndron te kupat europiane. Sipas vendimit të qeverisë, ata që hyjnë në vend do të duhet të qëndrojnë në izolim për 14 ditë dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as skuadrat e futbollit. Masa nuk është përfundimtare deri në gusht kur pritet të rifillojnë Champions dhe Europa League, por konsiderohet si pengesë.

Kushdo që dëshiron të hyjë në Mbretërinë e Bashkuar do të duhet të kalojë në një karantinë 14-ditore, por shpresohet që ekipet sportive të përjashtohen nga ky detyrim, edhe për faktin se po kryejnë teste të shpeshta në klubet e tyre. Për momentin, kërkesa e drejtuesve të ligës së futbollit anglez është rrëzuar nga personat përgjegjës në ministrinë e shëndetësisë.

Ndërkohë, nga sot ekipet e premier League kanë nisur stërvitjen në grupe të vogla deri në 5 futbollistë, ndërsa pritet që javës tjetër të merret vendimi për stërvitjen në grupe më të mëdha, pse jo, i gjithë ekipi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreu i UEFA-s: Nuk ndikojmë dot te qeveritë

Ceferin: 80% e ligave do ta përfundojnë sezonin