MENU
klinika

Nga The Guardian

Edhe liderët si Putin dështojnë…

12.05.2020 - 15:45

Dita e shifrave rekord me më shumë të infektuar nga koronavirusi është një moment i çuditshëm dhe aspak i përshtatshëm për të njoftuar dalje nga izolimi, por kjo është ajo që bëri Vladimir Putin të hënën kur njoftoi se “ditëve të pushimit” po i vinte fundi.

“Ne kemi një proces të gjatë dhe të vështirë përpara nesh, nuk ka vend për gabime,” tha Putin përmes lidhjes video nga rezidenca e tij jashtë Moskës në një ditë kur vendi regjistroi më shumë se 11,000 raste të reja të infektuara. Rusia tani ka shkallën e dytë më të shpejtë të infeksioneve në botë pas SHBA.

Njoftimi i së hënës dukej se ishte i fundit në planin e Putinit për tia deleguar përgjegjësinë për zgjidhjen e krizës drejtuesve lokalë, të cilët, tha ai, do të merrnin vendimet e tyre se kur do të përfundojë bllokimi.

Por ministrja e shëndetësisë, Tatiana Golikova, më vonë sqaroi se deri më tani vetëm 11 nga 85 rajonet e Rusisë kishin një situatë epidemiologjike që mund të lejonte një heqje të kufizimeve.

Putini rrallë ka shkëlqyer në menaxhimin e krizave, diçka që u duk edhe nga fundosja e nëndetëses Kursk 20 vjet më parë gjatë muajve të tij të parë në detyrë, dhe tani duket se nuk është ndryshe.

Putin është izoluar në rezidencën e tij, ku ai shfaqet përmes lidhjeve me video për t’iu drejtuar kombit dhe kabinetit. Rusët të cilët janë mësuar ta shohin presidentin e tyre sipër një kali apo motoçiklete, tani shohin një Putin statik që shpesh duket i mërzitur.

Javën e kaluar ai u duk i hutuar duke luajtur me një stilolaps kur  ministrja e shëndetësisë diskutonte me të. Të hënën Putin përsëri dukej jo shumë entuziast, pasi ai njëkohësisht iu drejtua kombit dhe qeverisë së tij. Në disa raste ai lëshoi ​​psherëtima të dëgjueshme.

Virusi po shtron pyetje të vështira për Kremlinin dhe sistemin politik të ndërtuar nga Putin gjatë dy dekadave të fundit.

KoronavirusI gjithashtu ka prishur planet për një votim mbi ndryshimet kushtetuese që do t’i hapnin rrugën qeverisjes së Putinit deri në vitin 2036. Kjo ishte caktuar për muajin prill, por përkundrazi ai e ka gjetur veten kundër një armiku të egër dhe të padukshëm.

“Kjo është pa dyshim sfida më serioze për Putinin si udhëheqës kombëtar në 20 vitet që ai ka qenë në pushtet, dhe ai po dështon”, tha Galeotti.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si po përfitojnë liderët nga situata...

E gjithë bota mendon për virusin, ata mendojnë për karriget!