MENU
klinika

Thomas Strakosha tregon episodet

“Falenderoj Taren, ja ndeshja më e bukur me Lazion”

09.05.2020 - 16:04

Edhe pse sapo ka mbushur 25 vjec, Thomas Strakosha duket si veteran i Serie A. Në një intervistë për “Lazio Style Channel”, portiere shqiptar falënderuar Igli Taren për besim e dhënë, ndërsa ka quajtur ndeshjen me Atalantën (ku po humbisnin 3-0 pjesën e parë dhe barazuan në të dytën) si më të të bukurën e kohëve të fundit.

IZOLIMI – “Eshtë këndshëm të rikthehesh në normalitet përsëri dhe të shkelësh në fushë. E kam kaluar kohën duke parë filma dhe duke u stërvitur. Fatmirësisht kisha familjen time pranë. Shokët me të cilët kam folur janë Milinkovic dhe Marusic.”

BESIMI – “Dua të falënderoj shumë drejtorin sportive Igli Tare dhe trajneri Simone Inzaghi, të cilët kanë besuar gjithmonë tek unë, edhe kur të tjerët nuk kishin besim. Janë dy persona që kanë ndikuar shumë në karrierën time.”

SFIDA NË MENDJE – “Sezoni ynë ka ndryshuar që në pjesën e dytë me Atalantën. Aty kuptuam që ne s’duhet të heqim dorë kurrë. U bindëm për potencialin dhe cilësitë tona. Po humbisnim 3-0 dhe barazuam 3-3, nuk është pak besoj për një ekip si Lazio në transfertë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Portieri shqiptar në merkato

Dy klube gjigante angleze duan Strakoshën