MENU
klinika

Portieri shqiptar

“Eurosport”: Thomas Strakosha u tradhëtua nga shokët

25.10.2019 - 12:29

Lacio u mund mbrëmjen e djeshme me rezultatin 2-1 nga Sëlltiku, duke iu përmbysur rezultati.

Fillimisht, skuadra e Lacios kaloi në avantazh ndërkohë që në pjesën e dytë erdhën edhe dy gola nga skuadra skoceze duke i dhënë një fitore të rëndësishme për rrugëtimin e tyre në Ligën e Europës.

“Eurosport” ka vlerësuar paraqitjen e portierit shqiptar dhe në të golat e pësuar, ka fajësuar mbrojtjen duke e cilësuar “tradhti” ndaj portierit kuqezi.

Lacio është kthyer në një skuadër që po pëson gola rregullisht në kampionatin italian dhe jo vetëm pasi në 4 ndeshjet e fundit, ka pësuar 8 gola.

“Thomas Strakosha 6: Bën një falje të mirë te rasti i Edouard. Në pjesën e dytë, “tradhtohet” nga shokët e skuadrës në mbrojtje”, shkruhej në vlerësimin që “Eurosporti’ i kishte bërë portierit kuqezi.