09.05.2020 - 09:38
Receta per: 6 persona
INGREDIENTËT
- 800 gram patëllxhanë
- 250 gram qepë
- 1/2 kokë hudhër
- 200 gr mish i grirë
- 1 spec i kuq
- 1 spec pikant
- 1 filxhan kafe pure domatesh
- 500 gr domate
- Vaj ulliri
- Kripë dhe piper i zi
- Pak rigon
- Majdanoz
UDHËZIMET
- Pastrojmë patëllxhanët dhe i presim në feta ose kubikë sipas dëshirës. I spërkasim me pak kripë dhe i lëmë për 10 minuta.
- I thajmë lagështirën me picetë. Vendosim një tigan më vaj për skuqje dhe i skuqim sa të zverdhen pak.
- I largojmë dhe i lëmë mënjanë mbi një letër kuzhinë në pjatë.
- Në një tigan të thellë vendosim 3-4 lugë gjelle vaj ulliri, kaurdisim mishin, qepën derisa të zbutet, shtojmë specat të prera në shirita, hudhrat në feta, purenë e domates, domatet të qëruara nga lëkura, kripë dhe piper të zi.
- E lëmë domaten të ziejë për 10 minuta duke shtuar një filxhan çaji ujë.
- Në një tigan tjetër vendosim pak kimë, më pas patëllxhanët, pra alternojmë shtresat.
- I shtojmë përsëri një filxhan çaji ujë dhe e lëmë të ziejë dhe për 10 minuta në temperaturë të ulët.
- Në fund shtojmë pak rigon nëse dëshironi dhe 2 lugë gjelle majdanoz të grirë shumë imët.