MENU
klinika

"Receta e mamit"

Fileto pule të skuqura me verë të bardhë

26.05.2020 - 14:02

Koha e përgatitjes: 5 minuta

Koha e gatimit: 10 minuta

Receta per: 4 persona

INGREDIENTËT

  • 300 gram fileto pule
  • 2 vezë
  • 4 lugë gjelle miell
  • 1 lugë gjelle niseshte
  • 1 gotë ujë
  • 1 gotë verë e bardhë
  • lëngu dhe lëkura e një limoni
  • 1 lugë të vogël sheqer
  • Pak kripë

UDHËZIMET

  1. Si fillim lyeni me vezë e miell filetot e pulës dhe i skuqni.
  2. Në një tas bashkoni niseshtenë, ujin dhe i shtoni në një tigan. Shtoni verën dhe sheqerin.
  3. I trazoni mirë, shtoni lëngun dhe lëkurën e limonit. Në fund edhe pak kripë.
  4. Tani vendosni në të filetot e pulës. Në fund e shoqëroni me disa feta limoni. Shijojini!