MENU
klinika

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore

“Do të ishte mëkat zhdukja e Teatrit, ja çfarë humbet Tirana!”

16.05.2020 - 10:53

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore del në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, duke u shprehur se mund të restaurohet me sukses.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, ky Forum thekson se godina e Teatrit është e rrallë në nivel evropian, që formulon një hapësirë urbane me zhvillimin hapësinor-planimetrik pa krahasim me asnjë tjetër në vend.

Mesazhi i plotë:

Teatri, ne gjendjen e degraduar qe ndodhet sot, ngjall shume mosbesim nese mund te restaurohet funksionalisht dhe estetikisht; e nese do arrije te qendroje – me gjuhen e tij arkitekturore e volumore – ne sheshin me shije te forte renesanse qe ka patalogu perpara tij.

E kemi thene dhe e themi me bindje qe PO mund te restaurohet me sukses.

Teatri, nje veper e arkitektit Berté, eshte nje ndertese stilistikisht unikale (per Shqiperine) dhe godine e rralle tashme ne nivel Europian, nje veper qe i perket repertorit te “racionalizmit monumental”, sic shprehet Gresleri, dhe qe per si eshte krijuar, formulon nje hapesire urbane me zhvillimin hapesinor-planimetrik pa krahasim me asnje tjeter ne vend.

Restaurimi dhe rivleresimi i tij eshte vertete nje sfide profesionale por me sukses te garantuar ne pikepamje te estetikes se imazhit dhe teknologjise se funksionit.

Po japim ketu vec nje shembull te menyres se rivleresimit te nje kino-teatri me stil te tille te viteve ‘30 ne Lisbone (Portugali), si deshmi se cfare humbet Tirana me shembjen e Teatrit te vjeter… do te ishte nje mekat zhdukja, nga ato qe nuk harrohen me.

Nga ana tjeter, Teatri i Bjarkes, persa eshte estetik ne vetvete, e ben konfuz atmosferen e sheshit (qe sot ka shije te Renesanses Europiane) pasi ligjeron me leksik te ndryshem arkitekturor e, per me teper, me sintakse coroditese qofte ndaj plastikes klasike te ministrive, qofte ndaj volumetrise po aq klasike te Teatrit.

Ta restaurojmë Teatrin Kombetar me inovacionet që ofron epoka jonë, ta shnderrojme ate ne nje “kuartier lumiere”, dhe do shohim se qendra e Tiranes do fitoje nje “bizhuteri” qe frymezon kulture dhe art urban.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presideni jep argumentat pse është në kundërshtim me Kushtetutën

Meta: Depozitova në Gjykatën Kushtetuese padinë për të mos lejuar prishjen e Teatrit!

Dramaturgji në ''Kujtim Spahivogli''

”Jashtë derës’’ hyn në Teatrin Eksperimental

Teatri Eksperimental ''Kujtim Spahivogli''

”Boeing-Boeing” rivjen në këtë janar