16.05.2020 - 10:11
INGREDIENTËT
- Biskota
- Qershi
- Banane
- Kakao
- Çokollatë
- Qumësht 2 filxhanë
UDHËZIMET
- Biskotat i thërrmojnë me dorë ose blender.
- Pasi i kemi therrmuar i shtrojmë një pjesë në tavën ku do bëjmë tortën.
- Përgatisim kakaon me qumësht duke e lënë në zjarr të ngadaltë deri sa kakao të jetë plotësisht e tretur.
- Pasi është bërë e hedhim kakaon me kujdes sipër biskotave.
- Sipër hedhim sërish pjesën e mbetur të biskotave.
- Fillojmë të shkrijmë çokollatën në një tenxhere duke e trazuar shpejt që të mos ngjitet.
- Pasi është shkrirë e gjitha e hedhim sipër shtresës së biskotave.
- Presim në feta të holla bananet dhe i vemë tek torta sipër çokollatës së shkrirë.
- Qershive u heqim bërthamat duke i ndarë në mes dhe i vemë bashkë me bananet sipër tortës.
- Tortën e futim në frigorifer për 6-7 orë dhe e nxjerrim 10-15 minuta para se ta servirim.