Ndërsa afrohen muajt e verës, europianët kanë frikë se pushimet e tyre të dështojnë për këtë vit. Jo aq shpejt, thotë qeveria greke.
Me argumentin se kombi është trajtuar relativisht mirë me masat e kontrollit, qeveria e Athinës është e vendosur të rihapë vendin për turistët në 1 korrik.
“Ne jemi ende duke formuluar protokollet e sakta mjekësore, por është mjaft e mundshme që të kërkojmë një lloj testimi, në mënyrë që të sigurohemi. Ne po shpresojmë që Bashkimi Europian të tregojë llojin e udhëheqjes që kërkohet në mënyrë që të arrijmë një marrëveshje. Ka sigurisht një numër vendesh që e dëshirojnë këtë dhe po ngulmojnë në këtë drejtim. Dhe Greqia është e para dhe më e rëndësishmja midis atyre vendeve. Por ne nuk mund të presim, “thotë Haris Theoharis, Ministri Grek i Turizmit .
Si vendet e tjera në Europë, Greqia mezi pret të shpëtojë industrinë e saj të turizmit nga kolapsi total. Nëse sezoni i verës është i humbur, kompanitë e këtij sektori do të përballen me falimentim.
Deri më tani nuk ka udhëzime në mbarë BE-në se si të rihapin destinacionet turistike të njohura pa rrezikuar shëndetin publik.
Një ide nga Kroacia.
“Unë mendoj se të gjithë flasim për një lloj ‘çertifikate pa rrezik’ ose për zvogëlimin e rrezikut. Unë mendoj se do të shërbente si një përfitim për të gjithë, jo vetëm strehuesit dhe personelët në hotele, por edhe për udhëtarët, për turistët , “shpjegon Davor Bozinovic, Ministër Kroat i Brendshëm.
Ekspertët janë duke punuar ende në anën praktike të propozimit kroat. Ndërkohë, jo të gjithë janë të interesuar të shohin përsëri zona të famshme turistike të mbipopulluara nga turma të mëdha.
Lejimi i pushimeve verore në momente të një pandemie globale po shihet si një rrezik të madh, sipas Karima Delli, një eurodeputete nga Franca.
“Përhapja e virusit dhe udhëtimi nëpër botë nuk ka kuptim real nën një perspektivë afatshkurtër. Do të ketë më shumë kuptim të bëni udhëtime të shkurtra në rajonin ku jetoni”, thotë ajo.
Kur kufijtë e brendshëm europian do të rihapen përfundimisht është në diskrecionin e qeverive kombëtare. Por kur një pjesë thelbësore e ekonomisë suaj mbështetet në turizëm, shumë kombe janë nën presion në rritje për ta bërë atë sa më shpejt. (euronews)