MENU
klinika

Zhgënjimi vazhdon

Italexit? Si Holanda po e largon Italinë nga BE…

06.05.2020 - 15:05

Holanda mund të nxisë Italinë të largohet nga BE-ja pas krizës së koronavirusit, tha një profesor i ekonomisë dhe politikës publike në një intervistë ekskluzive me Express.co.uk.

Bashkimi Evropian nuk ka vepruar gjatë krizës më të rëndë të kontinentit në breza. Shtetet anëtare jo vetëm që nuk i ka ndihmuar të tjerët për të siguruar furnizime mjekësore, por gjithashtu kanë bërë pak përparim në lidhje me kontributin e BE-së për pasojat ekonomike dhe financiare të pandemisë.

Mosmarrëveshja kryesore ka të bëjë me koronabondet. Në Itali, ato konsiderohen si shprehje e solidaritetit evropian.

Gjermania dhe Hollanda, nga ana tjetër, i konsiderojnë ato si shumë të rrezikshme, sepse ato do të hapnin derën e eurobonove të frikshme, që do të thotë se taksapaguesit gjermanë dhe holandezë mund të bëhen përgjegjës për borxhin italian.

autoplay_video, european union, eu news, eu latest, eurozone, eurozone news, euro, Italy, italexit, salvini, Giuseppe conte, Netherlands,

Ministri holandez i financave, Wopke Hoekstra, madje sugjeroi që vendet e prekura më keq nga pandemia kanë merituar pak solidaritet.

Dhe Kryeministri Hollandez Mark Rutte javën e kaluar, siguroi një punëtor se paratë e tyre nuk do të shkonin për italianët apo spanjollët.

Gjatë një vizite në një fabrikë të përpunimit të mbeturinave, një burrë i kërkoi kryeministrit të bllokojë paratë e taksapaguesve që të përdoren si pjesë e një fondi të shpëtimit të BE për vendet e prekura më keq nga koronavirusi.

Punëtori në fabrikën e Shërbimeve Mjedisore në Hagë tha: “Ju lutem, mos u jepni para italianëve dhe spanjollëve.” Rutte u përgjigj “jo, jo, jo”, para se të qeshte.

Videoja zemëroi italianët, ku ndjenja anti-BE po rritet më shumë se kurrë.

autoplay_video, european union, eu news, eu latest, eurozone, eurozone news, euro, Italy, italexit, salvini, Giuseppe conte, Netherlands,

Në një intervistë për Express.co.uk, Jonathan Portes, Profesor i Ekonomisë dhe Politikës Publike në King’s College, Londër, tha që sjellja holandeze mund të jetë duke e nxitur Italinë të largohet nga BE. Ai tha: “Nëse ata zgjedhin një qeveri nacionaliste, populiste, kjo mund të çojë në kolapsin e eurozonës. Unë nuk mendoj se është skenari më i mundshëm, por mund të ndodhë.”

Portes shtoi: “Eshtë një skenar për të cilin eurozona duhet të shqetësohet dhe arsyeja pse ata në të vërtetë duhet të ndihmojnë qeverinë italiane.”

Një sondazh i fundit tregon se 49 përqind e italianëve dëshirojnë të jenë jashtë BE-së.

Një tjetër tregon se besimi në bllok ka rënë nga 42 përqind në shtatorin e kaluar në 27 përqind sot, një rënie prej 15 përqind.

Përkthyer dhe përshtatur nga Express UK/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet këshilltari i lartë qeveritar

Italia mund të largohet nga BE…