Në jetën atij ka bërë gabime, edhe ka abuzuar, por asnjë nuk i ka vënë në dyshim cilësitë e tij në fushën e lojës. Po flasim për një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjithë kohërave, pikërisht Diego Armando Maradonën.
Ndonëse ai pati dhe ka veset e tija, njihet si një njeri human dhe mjaft i ndjeshëm në kauza të forta botërore. Njihet si revolucionar, jo më kot ishte miku i Fidel Kastros në Kubë dhe Hugo Chavez në Venezuelë. I kritikuar ndoshta për këto qasje, por Maradona është shumë njerëzor në këto kohë pandemie.
Në një kohë kur shumë njerëz në botë janë në vështirësi për nevojat bazike, Diego Armando Maradona ka ardhur me një mesazh mbështetës, emocionues dhe solidariteti. Janë fjalë që burojnë nga zemra, ashtu sci vetëm ai di të flasë.
Legjenda e futbollit argjentinas, në një video për “Corazones Solidarios”, e cila është një organizatë që shpërndan ushqime për të varfërit, nuk i mbajti dot lotët kur kujtoi fëmijërinë e vështirë tijën.
“Në rregull, ja ku jemi. I shpreh të gjithë dashurinë time ‘Corazones Solidarios’ dhe atë të mamasë time dhe apeloj që të ndihmoni njerëzit të hanë. Apeli im nuk është një shfaqje, sepse unë vetë e kam përjetuar varfërinë në Fiorito,” – dëgjohet të thotë Maradona në video ku mezi i mban lotët.
View this post on Instagram
Që në krye të herës, Maradona ishte dakord që sidomos yjet e futbollit të ndihmonin futbollistët e tjerë që mezi mbajnë veten apo familjen. Legjenda e futbollit botëror hoqi dorë nga paga e tij në ekipin që drejton aktualisht në Argjentinë, ndërsa kjo është thirrja e radhës për njerëzit në nevojë.