17.05.2020 - 12:48
INGREDIENTËT
- 4 vezë
- 200 gr sheqer
- 230 ml qumësht
- 120 gr gjalpë
- Lëkurën e një portokalli
- 1 bustinë vanilje
- 200 gr miell
- 50 gr kakao
- 2 lugë çaji pluhur pjekje
UDHËZIMET
- Bashkoni qumështin, gjalpin dhe lëkurën e portokallit në një tenxhere të vogël dhe vendoseni në zjarr të nxehte, por jo të valojë.
- Ndërkohë, rrihni me rrahës elektrik vezët ,sheqerin, vaniljen e pak kripë derisa të krijohet një masë kremoze dhe me ngjyrë të qartë, rreth 5 min.
- Bashkoni miellin,kakaon dhe pluhurin pjekës.
- Përziejini me një lugë ,sitini dhe hidheni pjesë pjesë tek vezët e rrahura .
- Përziejeni me kujdes me anë të një spatule nga poshtë lart .
- Shtoni më pas përzierjen e nxehtë të qumështit duke e përzier me kujdes.
- Masa do jetë si e ujshme.
- Hidheni në një tavë të lyer më parë më gjalpë.
- Futeni të piqet në furrë të paranxehur në 180 ° C për rreth 35 min ose derisa keku të rezultojë i thatë brenda.
- Lëreni të ftohet plotësisht dhe më pas spërkateni me sheqer pluhur .