19.05.2020 - 15:51
INGREDIENTËT
- 4 – 5 banane
- Kanellë
- Pak rum
- Gjalpë
- Sheqer
- Petë e bërë vetë me miell dhe vezë
UDHËZIMET
- Në një tigan, hidhni 4-5 kubikë gjalpë dhe kur të jetë skuqur hidhni sheqerin.
- Hidhni rumin, një lugë gjelle.
- Hidhni kanellë, 2 lugë gjelle dhe përzijeni vazhdimisht.
- Kur masa të ketë filluar të mpikset pak vini bananet e prera në mënyrë të rregullt.
- Hiqeni nga zjarri dhe vini siper petën që keni bërë paraprakisht dhe mbulojeni.
- Futeni në furrë 200° për rreth 10-15 minuta.
- Hiqeni dhe sipër tiganit që nxorrët nga furra, vini një pjatë të madhe ose tavë ëmbëlsirash dhe kthejeni përmbys.