Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-Un dërgoi mesazhin e tij të parë zyrtar në Kinë që nga rikthimi i tij, pas zhdukjes gati tre javore, duke lavdëruar Presidentin Xi Jinping për “suksesin” e tij në menaxhimin e koronavirusit.
Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane zyrtare tha të Premten që Kim dërgoi një mesazh, ku uronte Xi, duke thënë se udhëheqësi kinez ishte “duke shfrytëzuar një shans për fitore në luftën kundër epidemisë”. Kim gjithashtu i uroi Xi Jinping shëndet.
Ministria e jashtme e Kinës nuk pranoi të sigurojë detaje mbi mesazhin. “Kina dhe Koreja e Veriut janë fqinjë të afërt dhe kanë mbajtur komunikime të ngushta në lidhje me luftimin e koronavirusit,” tha zëdhënësi i ministrisë Hua Chunying para gazetarëve në Pekin të Premten.
Koreja e Veriut shpesh i ka dërguar mesazhe të tilla fqinjit të saj dhe përfituesit kryesor gjeopolitik, por mesazhi I fundit është i rëndësishëm, sepse pason mungesën e zgjatur të Kim.
Diktatori i Koresë së Veriut u shfaq në një foto gjatë fundjavës, në të cilën ai shfaqet duke prerë shiritin në një fabrikë të re plehash jashtë Pyongyang. Ky zhvillim ishte pak jo i këndshëm për CNN dhe shumë media të tjera në mbarë botën, si dhe disa agjenci inteligjence, të cilat kishin kaluar javët e fundit duke folur për shëndetin e Kim, ose mungesën e tij.
Sipas disa prej tyre, dhe burimeve të tyre, Kim kishte vdekur. Sipas gazetarëve, ai ishte “në rrezik të madh”, ndoshta si rezultat i një operacioni. Të tjerë thanë se ai ishte në gjendje kome.
Pekini është shqetësuar për dekada për paqëndrueshmërinë e lidershipit në Korenë e Veriut të armatosur me armë bërthamore që mund të shkaktojë një krizë humanitare në kufirin e saj, apo edhe një kolaps të regjimit.
Kjo do të hapte derën për shfaqjen e një Koreje të bashkuar të mbështetur nga SHBA.
Burimi: Express UK/ Fox News/ New York Post