MENU
klinika

"Receta e mamit"

Kjo është pjata më e thjeshtë dhe e shijshme që keni provuar!

11.05.2020 - 15:27

INGREDIENTËT

  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë
  • 110 gr sallam chorizo
  • 1 lugë shafran
  • 300 gr oriz kokërr gjatë
  • 1l lëng pule
  • 200 gr bizele të ngrira
  • 400 gr prodhime deti të ngrira

UDHËZIMET

  1. Nxehni vajin në një tigan të thellë, më pas hidhni qepën e grirë të zbutet pa u skuqur shumë.
  2. Shtoni sallamin dhe skuqeni derisa të lëshojë vajin e tij.
  3. Sipër hidhini shafranin dhe orizin derisa të jetë i veshur me vajra, pastaj derdhni lëngun e pulës.
  4. Lëreni të ziejë për rreth 15 minuta duke e përzierë herë pas here.
  5. Më pas hidheni në një enë bashkë me bizelet dhe lereni të ziejë.
  6. Në fund shtoni frutat e detit gatuajeni deri sa orizi të jetë plotësisht i gatuar.
  7. Mund ta sherbeni me erëza dhe limon sipas dëshirës.