MENU
klinika

Arsyet që prezantojnë kryetarët

Komunat e Kosovës kërkojnë shkurtimin e fazës së dytë

23.05.2020 - 10:13

Kryetarët e Komunave po kërkojnë që të shikohet mundësia e shkurtimit të fazës së dytë të masave. Përmes një postimi në faqen zyrtare, Asociacioni i Komunave ka bërë me dije se humbjet ekonomike mund të jenë shumë të mëdha.

“Kryetarët kërkojnë që masat të rishikohen vetëm në përputhje me situatën, e cila situatë është duke u vlerësuar si pozitive për rishikimin e masave të fazës së dytë që është duke u larguar nga rreziku i shëndetit publik.

kolana e librave

Në këtë drejtim, duke u nisur edhe nga parimi edhe situata aktuale ekonomike, me tendenca që të kemi rënie të theksuar ekonomike, vlerësojmë se do të duhej që faza e dytë të rishikohet dhe që të shkurtohet. Humbjet ekonomike tashmë mund të jenë shumë të mëdha”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas tyre, me lehtësimin edhe të mëtutjeshme të masave qytetarët do të fillojnë të paguajnë edhe obligimet ndaj komunave.

“Së dyti, ne mendojmë që me lehtësimin edhe të mëtutjeshme të masave qytetarët do të fillojnë të paguajnë edhe obligimet ndaj komunave e të cilat obligime do e ngrisin inkasimin e të hyrave vetanake e të cilat mjete do të investohen në projekte të cilat do e përmirësojnë jetën e qytetarit”, thuhet në postim. /Express