MENU
klinika

Tani të gjithë duan të jenë si Gjermania

Koronavirusi e shpëtoi Merkelin!

07.05.2020 - 12:20

Angela Merkel nuk jep fjalime të mëdha. Kancelarja gjermane i drejtohet kombit të saj një herë në vit, në një mesazh të para-regjistruar të Vitit të Ri.

Kur ajo vendosi të fliste para qytetarëve gjermanë në lidhje me shpërthimin e koronavirusit në Mars, ai ishte i pari fjalim i paplanifikuar televiziv, që ajo kishte dhënë në gati 15 vjet udhëheqje.

Merkel, vajzë e një pastori me një doktoraturë në kimi kuantike, paraqiti faktet me një dozë dhembshurie. Ajo iu referua prejardhjes së saj të Gjermanisë Lindore dhe vështirësisë që ajo kishte për kufizimin e lirisë së lëvizjes. Por ajo shpjegoi pse veprimi i tillë ishte i domosdoshëm dhe gjithë gjermanët ishin në anën e saj.

“Ajo nuk është një oratore e shkëlqyer, por ky mesazh  për kombin kontribuoi në besimin e njerëzve: 80% në 90% mendonin se ajo mund ta bënte këtë”, tha Wolfgang Merkel, profesor i shkencës politike në Universitetin Humboldt të Berlinit. “Kur njerëzit janë të pasigurt për të ardhmen, ata kërkojnë mbrojtje dhe më shumë siguri nga qeveria.”

Ka qenë një transformim i vërtetë për Merkelin. Imazhi i saj ishte dëmtuar nga reagimi kundër politikës së saj të refugjatëve.

Merkel kishte njoftuar tashmë se ajo do të tërhiqej në 2021 dhe ajo nuk do të ishte më udhëheqëse e partisë së saj, CDU. Edhe shëndeti i saj fizik ishte me pikëpyetje.

Por kur Covid-19 filloi të përhapej në të gjithë globin, Merkel u ngrit edhe një herë.

“Ajo përjetoi një ringjallje masive, jo vetëm në Gjermani, por edhe në botë, sepse për herë të parë në 150 vjet, bota po përballet me një krizë globale dhe njerëzit nuk po kërkojnë SHBA për udhëheqjen globale, ata po kërkojnë Merkel, “tha Andrea Römmele, profesor në Shkollën Hertie në Berlin.

“Ajo do të mbahet mend si një menaxhere e vërtetë e krizave,” tha Römmele, duke treguar tre problemet e mëparshme globale ose pan-Evropiane, kur Merkel e kishte udhëhequr vendin e saj, përmes: krizës globale financiare, krizës së borxheve në Eurozonë dhe krizës së migracionit në 2015. ” Sa herë që ka një krizë, ajo bën maksimumin e saj, “shtoi ajo.

Të mërkurën, Merkel zbuloi planet për heqjen e pjesshme të bllokimit të Gjermanisë. Por prapëseprapë, ajo tha: “Faza e parë e pandemisë është pas nesh, por ne jemi akoma në fillim dhe virusi do të jetë me ne për një kohë të gjatë,” tha ajo.

Gjermania ka marrë lëvdata gati-universale për mënyrën e trajtimit të epidemisë së koronavirusit. dhe nuk është vetëm politika e Merkel-it që e bëjnë atë ndryshe nga shumë udhëheqës të tjerë botërorë.

Numrat flasin vetë: Numri i vdekjeve Covid-19 i Gjermanisë ka qenë relativisht i ulët në krahasim me vendet e tjera dhe sistemi i tij me burime të mira shëndetësore i lejoi spitalet e tij të pranojnë pacientë nga vendet e tjera, nga Evropa.

Ky krahasim ndërkombëtar është një arsye për rritjen e popullaritetit të Merkel.

“Në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, në sytë e publikut, udhëheqësit nuk e pranuan që kjo ishte një sfidë kaq e rrezikshme”, tha Wolfgang Merkel.

Gero Neugebauer, analisti politik gjerman, tha se background shkencor i Merkel e kishte ndihmuar atë dhe kishte shtuar besueshmërinë e saj.

Pasi ka njoftuar tashmë planin e saj për tu larguar nga posti I ideres, Merkel nuk po përballet me presione të njëjta politike si kryeministri britanik Boris Johnson, presidenti francez Emmanuel Macron ose presidenti amerikan Donald Trump.

Gjermania do të marrë përsipër presidencën e rradhës të Këshillit të Bashkimit Evropian në korrik, që do të thotë që Kancelarja do të kryesojë takimet e liderëve të BE-së dhe do të përfaqësojë Evropën ndërkombëtarisht. Presientja aktuale e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është një aleate afatgjatë e Merkelit.

Ndaj  tani shtrohet një pyetje: A do ta mendojë Merkel, që të kandidojë përsëri dhe të shërbejë për një mandat të pestë?

“Ka pasur thashetheme, por unë mendoj se nuk ka gjasa,” tha Neugebauer. “Megjithatë kurrë mos thuaj kurrë”, tha ai.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNN/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Takoi një mjek të prekur me koronavirus

Del përgjigja e analizave të Angela Merkel

Asnjë ndihmë për vendet e Evropës...

A po tregohet egoiste Gjermania?