MENU
klinika

Pritet konfirmimi nga Qeveria

La Liga u komunikon klubeve datën e rifillimit

10.05.2020 - 18:23

La Liga ka informuar të gjitha klubet se kampionati i futbollit në Spanjë do të rifillojë më 12 qershor. Pjesa më e madhe e klubeve ka nisur të stërvitet me idenë se do të jenë gati të luajnë në atë datë, duke respektuar të gjithë protokollet e vendosura nga Lega dhe nga këshilli Superior i sportit.

Idea është që klubet spanjolle ta mbyllin kampionatin në muajin korrik. Ndërsa në gusht do të luhet Champions League. Në këtë mënyrë, të gjithë skuadrat do të kenë mundësinë të stërviten për një muaj, siç kanë rekomanduar autoritetet shëndetësore.

Megjithatë, data e vendosur nga La Liga duhet të miratohet nga Ministria e Shëndetësisë, me 19 qershorin që konsiderohet si një dattë alternative. Tani “topi” është në anën e Qeverisë spanjolle…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN