MENU
klinika

Rinisja e futbollit në dyshim

Tre raste të reja me Covid-19, La Liga në dilemë

10.05.2020 - 11:19

Klubet spanjolle dhe ato italiane kanë nisur testimin e futbollistëve, por thuajse cdo ditë po zbulohen raste të reja me Covid-19 dhe kampionatet janë në dilemë për ninisjen. Nga testet të kryera para se të niste stërvitja e parë, te Betis janë zbuluar tre raste pozitive të lojtarëve, emrat e të cilëve për momentin nuk bëhen të ditur.

Ky nuk është rasti i parë që konstatohen futbollistë me koronavirus në futbollin spanjoll gjatë këtyre ditëve. Renan Lodi i Atleticos, Alex Remiro i Bilbaos dhe Langel Herrera i Granadës janë rastet e zbuluar më parë.

Mbetet të shihet se si do të procedohet me këto skuadra, që kanë të prekur, ndërsa ditë më parë është njoftuar se mund të nisin stërvitjen me grupe të veçuara. Burime jozyrtare zbulojnë se La Liga është planifikuar në nisë më 20 qershor, me ndeshjet, që do luhen të mërkurave dhe fundjavave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Testet e para, La Liga ndez “motorrët”

Bashkë pas 2 muajsh, Real Madrid zbaton rregullat