MENU
klinika

Testet e para, La Liga ndez “motorrët”

Bashkë pas 2 muajsh, Real Madrid zbaton rregullat

06.05.2020 - 20:49

Duke nis nga nesër, në La Liga do të nisë stërvitja e futbollistëve, por në mënyrë individuale brenda qendrave sportive të klubeve. Lojtarët dhe stafi i trajnerëve të Real Madrid janë ribashkuar sot në qendrën stërvitore Valdebebas, pas daljes nga karantina.

Lojtarët mbërritën në qendrën stërvitore një nga një për t’iu nënshtruar testeve mjekësore dhe trajneri Zinedine Zidane ishte aty për t’i përshëndetur ata. Trajneri francez i përshëndeti lojtarët e vet nga distanca, duke iu përmbajtur udhëzimeve.

Të gjithë lojtarët u panë të pajisur me maska dhe doreza, sipas udhëzimeve të qeverisë spanjolle. Faza e dytë e stërvitjes në grupe mendohet të jetë pas 18 majit dhe La Liga pritet të rinisë në javën e dytë të qershorit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN