MENU
klinika

Nuk do bëhen publik

Dy mijë teste në La Liga, 30 priten pozitivë…

06.05.2020 - 13:05

Prej dy muajsh futbolli ka pushuar së ekzistuari. Sporti ishte ndër industritë e para që mbylli dyert për shkak të shpërthimit të pandemisë së Covid-19. Por tashmë, situata duket se është qetësuar dhe Federata të ndryshme kanë nisur të mendojnë për rifillimin e kampionateve të ndërprera në mes prej muajit mars.

Spanja pritet të jetë ndër kampionatet e para që rikthehet në fushën e blertë, teksa ditën e sotme, shumica e 42 skuadrave elitare në vend i janë nënshtruar testeve të koronavirusit. Testet janë të detyrueshme për të gjithë pjesëtarët e skuadrave në La Liga dhe La Liga 2, mes të cilëve 1008 lojtarë, 126 trajnerë dhe 420 ndihmës.

Nga këto teste do të bëhen përmes analizave të gjakur dhe marrjes së mostrave të mukozës së gojës dhe veshit. Testi i gjakut zbulon nëse ka inflamacion të indeve për shkak të infeksionit me Covid-19, ndërsa analizat mukozale do të përcaktojnë nëse lojtar është në një sezon ngjitës ose nëse ai ka fituar imunitet.

Sipas parashikimeve të stafeve mjekësore të klubeve parashikohet të rezultojnë rreth 30 lojtarë asimptomatikë. Rezultatet e tyre do të dalin të premten, por nuk do bëhen publike për mediat, për të ruajtur anonimatin. Në total, lojtarët në Spanjë kanë kërkuar kryerjen e 4 testeve në harkun kohor të 30 ditëve përpara se të zbresin në fushë dhe i radhës pritet të bëhet javën e ardhshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN