MENU
klinika

Raste të reja me Covid-19

Dalin testet e para të lojtarëve, La Liga në dyshim

08.05.2020 - 11:21

Pesë futbollistë nga La Liga në Spanjë kanë rezultuar pozitiv në testet e bëra për Koronavirusin. Mediat raportojnë se rezultatet e raundit të parë në elitën e futbollit spanjoll kanë nxjerrë pesë rezultate pozitive, duke shkurajuar organizatorët e garës për një datë rifillimi të futbollit në këtë vend.

Testet janë kryer për të gjithë futbollistët, trajnerët dhe punonjësit sportivë nga të gjitha skuadrat. Këtë e kanë bërë të gjitha klubet e La Ligas të mërkurën dhe pas 48 orëve kanë dalë përgjigjet. La Liga është duke pritur të gjitha rezultatet para se të marrë një vendim final për fatin e vazhdimësisë ose jo të kampionatit në Spanjë.

Te Barcelona kanë rezultuar të gjithë negativë dhe blaugranat të premten pasdite kanë nisur stërvitjen individuale në qendrën sportive Gamper. Edhe te Real Madrid duket se nuk ka asnjë rast pozitiv, por nuk ka një dalje publike.

Që para se të kryeheshin testet mjekësore, drejtuesit e La Liga-s deklaruan se nuk do të nxirren emrat e lojtarëve që janë pozitivë, ata do të karantinoren sipas protokollit të miratuar.

Ndërkohë, trajneri i Leganes, Javier Aguirre, ka deklaruar se ndeshjet zyrtare do të rifillojnë më 20 qershor dhe kampionati do të përfundojë më 26 korrik, por drejtuesit e La Liga-s kanë përgënjeshtuar menjëherë këtë lajm, pasi ende nuk ka një datë zyrtare për rifillimin, edhe pse është përmendur gjysma e dytë e qershorit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Testet e para, La Liga ndez “motorrët”

Bashkë pas 2 muajsh, Real Madrid zbaton rregullat