MENU
klinika

Vendimi jepet më 13 maj

Data më e mundshme për rifillimin e Serie A

10.05.2020 - 12:02

Serie A ka nisur me stërvitjet individuale, edhe pse në disa ekipe ka pasur raste pozitive me Covid-19. Në Itali po punojnë të rinisin kampionatin, pavarësisht se virusi vazhdon të jetë prezent. Mediat raportojnë një datë të mundshme për rifillimin e kampionatit.

Një video-konferencë është planifikuar të bëhet më 13 maj, ku do të diskutohet për rifillimin e kampionatit dhe të drejtat televizive. Sipas “La Repubblica”, qeveria italiane do të marrë në konsideratë datën 14 qershor për rinisjen e Serie A.

Megjithatë gjithçka do të varet nga ecuria e kurbës së virusit dhe nëse do të vazhdojë të ulet, atëherë do të jepet drita jeshile për rinisjen e kampionatit. Skenari është që Serie A të rinisë më 14 qershor dhe të përfundojë në fund të korrikut, ndërsa Serie B të fillojë në fillim të korrikut dhe të mbarojë në gusht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pritet vendimin për ristartin

Serie A, 9 raste të reja pozitiv me Covid-19

Sot mbledhja FIGC-Komiteti Tekniko Shkencor

Serie A nuk rinis pa sqaruar një pikë të “nxehtë”