MENU
klinika

Pritet vendimin për ristartin

Serie A, 9 raste të reja pozitiv me Covid-19

08.05.2020 - 11:44

Tjetër panik në radhët e Fiorentinës dhe Sampdorias sa i përket prekjes nga Covid-19. Në Firenze, nga rreth pesëdhjetë teste të kryera të mërkurën mes futbollistëve të ekipit të parë dhe stafit tekniko-shëndetësor, gjashtë rezultuan pozitiv me Koronavirus: tre lojtarë dhe tre pjesëtarë të stafit.

Konfidencialiteti është maksimal për arsye private të emrave. Sigurisht, gjashtë persona të infektuar janë shumë, por për fat të mirë ka edhe lajme të mira. Kjo sepse të gjitha raste pozitive janë asimptomatike dhe po shkojnë mirë: për më tepër, shkalla virologjike është e ulët.

Klubi vjollcë shpreson t’i ketë të gjitha testet e dyta negative nga fundi i majit. Ndërkohë, Ribery do të kthehet pas periudhës së kaluar në Mynih. Ai do t’i nënshtrohet testit dhe ka të ngjarë të mbetet në karantinë për një kohë.

Edhe te Sampdoria ka raste me Covid-19. Klubi nga Genova ka zyrtarizuar tre pjesëtarë me Koronavirus, por edhe këtu janë asimptomatikë. Një rast është rikthyer, çdo tregon edhe njëherë tjetër se Covid-19 mund të të prekë sërish, pavarësisht gradës së sëmundjes.

Të gjithë personat janë karantinuar dhe pritet që pjesa tjetër të vijojë stërvitjen individuale në qendrën sportive. Ndërkohë, pritet vendimi final për rifillimin e Serie A pas mbledhjes që do të ketë mes Federatës dhe Komitetit Tekniko-Shkencor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sot mbledhja FIGC-Komiteti Tekniko Shkencor

Serie A nuk rinis pa sqaruar një pikë të “nxehtë”