MENU
klinika

Pritet mbledhja e fundit

Kryeministri italian: Shpejt një vendim për sportin

06.05.2020 - 11:34

Për rifillimin e Serie A në Itali do të ketë një vendim brenda 10 majit. Kjo është deklarata e Kryeministrit italian Giuseppe Conte në lidhje me sportin në përgjithësi dhe futbollin në veçanti.

Sipas numrit një të Qeverisë italiane, do të ketë edhe një mbledhje të përbashkët me të gjithë aktorët e futbollit, ministrinë e sportit, por edhe federatat e tjera sportive, për të dalë në një përfundim konkret dhe jo më me parashikime. Conte ka mbështetur ministrin e tij Spadafora, edhe pse ky i fundit ka marrë kritika nga bota e futbollit, duke e cilësuar shkaktarin e vonesës së rifillimit të Serie A.

Të enjten e 7 majit, Federata Italiane e Futbollit me në krye Gabriele Gravina-n, do të mbledhë të gjithë faktorët për të diskutuar edhe çështjet më enigmatike të disa klubeve apo të protokollit të rifillimit të Serie A.

Diskutimi kryesor është në rastet e infektimit të një apo disa anëtarëve të klubit me Covid-19, që janë të lidhur ngushtësisht me ndeshjen e futbollit. Protokolli mjekësor do të plotësohet ose do të modifikohet dhe të premten do të jetë mbledhja përfundimtare, përfshi gjithë aktorët e sportit në Itali, ku pritet edhe vendimi final.

Ende në tryezë janë 3 data për rifillimin e Serie A. 13, 20 dhe 27 qershori janë datat më të lakuara për të rifilluar futbolli në Itali. Nëse nuk rifillon më 27 qershor, atëherë me siguri sezoni aktual mbyllet në tavolinë dhe federata do të japë verdiktet sipas udhëzimeve të UEFA-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sakrifikohet Kupa e Italisë?

Serie A, 3 data se kur mund të rifillojë