MENU
klinika

Drejtori sportiv i Lazios

Igli Tare: Nuk vendos ministri për Serie A

04.05.2020 - 11:40

Nëse qeveria italiane duket se nuk është edhe aq pro rifillimit të kampionatit, te Lazio po presin me padurim për t’u kthyer në fushë. Këtë e konfirmon përsëri Igli Tare, i cili i ka shpallur luftë ministrit Spadafora me deklaratat e ditëve të kaluara. Drejtori sportiv i Lazios, duke folur për “Sky Sport”, ka bërë të qartë se qeveria nuk mund të dekretojë mbylljen e një kampionati se Serie A.

“Është transmetuar shumë keq kjo ideja që Lazio shtyn për të rifilluar. Ajo që kemi është e fituar në fushë, jemi vetëm një pikë pas Juventusit, por ka ende 36 pikë për t’u fituar dhe matematikisht nuk kemi të sigurt as praninë në Europa League. Kam dëgjuar që në orët e ardhshme mund të dalë një urdhëresë e Ministrit të Sportit që mund të bllokojë kampionatin, por kjo nuk është në kompetencat e tyre.

Duhet ta vendosë FIFA, e cila ka thënë se kampionatet mund të mbyllen deri në fund të vitit diellor. Jemi të gatshëm të rifillojmë edhe në vjeshtë, duke ndjekur modelin e Botërorit në Katar. Sipas meje është e rëndësishme të mbyllim këtë kampionat pasi do të jetë i një rëndësie të madhe për të menaxhuar atë që vjen më pas”, – u shpreh Igli Tare.

Drejtori sportiv i Lazios mendon se çdo gjë mbetet e hapur për titullin, por shpreson që ekipi bardhekaltër të ketë të njëjtin ritëm ashtu siç ishte në mars kur u ndërpre kampionati. Gjithsesi, për momentin vëmendja kryesore është përqendruar te rikthimi në stërvitje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak