MENU
klinika

Serie A, 800 mln euro humbje

Gravina: Nuk firmos për “vdekjen” e futbollit

30.04.2020 - 11:23

Federata Italiane e Futbollit nuk ka dëshirë ta pezullojë përfundimisht kampionatin. Presidenti Gabriele Gravina, është i sigurt se nga ana e tij kurrë nuk do të ketë firmë për ndalesë përfundimtare të garave.

“Ndjesia ime e përgjegjësisë më bën që të kem një plan B, C, D. Por, nëse duhet të votohet me “sezoni ka mbaruar”, them se, për sa kohë që jam president i federatës, nuk do të nënshkruaj kurrë për bllokimin e kampionateve. Kjo do të ishte vdekja të futbollit italian” – është shprehur numri një i futbollit italian, sipas të cilit, nëse do të duhej të presim vaksinën anti-Covid-19, do të humbasë edhe sezoni 2020-2021.

Sipas përllogaritjeve, Serie A do të humbiste deri në 800 milionë euro nëse futbolli nuk rifillon. Nëse do të luhej pas dyerve të mbyllura, humbja do të ishte 300 milionë.

Gabriele Gravina
Gabriele Gravina

Por Ministri i Sporteve në Itali, Vincenzo Spadafora, nuk zhbilancohet nga pozicioni i tij lidhur me rillimin e futbollit. Sipas tij, nëse Komiteti Shkencor Teknik gjen një marrëveshje për protokollin me Federatën, stërvitja do të rifillojë së shpejti, ndoshta edhe kampionati.

Përndryshe, do të jetë qeveria, ajo që do të dekretojë mbylljen e kampionatit për arsye emergjente, ashtu siç kanë ndërmarrë tre vende të tjera evropiane deri më tani, Beligjika, Holanda dhe së fundmi Franca.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e fortë e ministrit të sportit

Italia po ndjek Francën, “kyçet” futbolli


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak