MENU
klinika

Deklarata e fortë e ministrit të sportit

Italia po ndjek Francën, “kyçet” futbolli

29.04.2020 - 11:28

“Shoh gjithmonë e më shumë një shteg të ngushtë. Tani edhe disa presidentë po binden se është më mirë të mos rifillojmë sezonin dhe të përgatitemi për tjetrin në shtator”. Kjo është deklarata e Ministrit të Sportit dhe Politikave të të Rinjve në Itali, Vincenzo Spadafora, në lidhje me rinisjen e futbollit në Itali.

Sipas tij, Italia mund të ndjekë shembullin e Francës sa i përket futbollit: “Do të shqyrtojmë protokollin e ri që na ka dorëzuar Federata dhe brenda 3 ditësh do të japim përgjigje. Por, është e pamundur të mendojmë rillimin e sezonit në qershor, ndërsa po mendohet pë rinisjet e stërvitjeve individuale në datën 18 maj.

Shikoni vendimin e Francës, që hoqi dorë nga gjithçka! Praktikisht, linja për t’u ndjekur mund të jetë ajo. Natyrisht, këtu flitet për një rrezik që i kanoset njerëzimit dhe jo një shaka. Nuk mund të bëjmë parashikime. Po sikur një futbollist të rezultojë pozitiv gjatë kompeticionit? Do ta mbyllim sërish apo si?”.

Edhe presidenti i Shoqatës së Futbollistëve, Damiano Tommasi, është shprehur pesimist mbi rillimin. Në fundjavë pritet vendimi përfundimtar për fatet e sezonit aktual në Itali, që nisur nga deklaratat e sotme, mund të jetë i katërti në Europë që mbyllet jo në fushën e lojës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin