MENU
klinika

Milan jashtë Europës

Verdiktet e Serie A, nëse futbolli nuk rinis

01.05.2020 - 10:42

Nëse Seria A do të bllokohej dhe, ashtu si në Francë, renditja do të matej mesatarisht me pikë, verdiktet e sezonit do të ishin këto: Juventus kampion, dhe së bashku me Lazion, Inter dhe Atalantan shkon në Champions League, ndërsa Roma, Napoli dhe Verona do të marrin pjesë në Europa League për sezonin e ardhshëm. Bien tre skuadra nga Serie A: Lecce, Spal dhe Brescia.

Milan mbetet jashtë Europës, ndërsa Genoa i shpëton rënies. Kjo, sepse në Serie A jo të gjithë kanë të njëjtin numër ndeshjesh dhe është e vështirë të ketë një klasifikim përfundimtar. Kështu që po zbatohet kriteri i llogaritjes në pikët mesatare, siç bëri Franca.

Rregullat e Serie A kur ekipet janë me pikë ta barabarta janë të qarta: Së pari, pikë në ndeshje direkte. Së dyti, diferenca e golave në ndeshjet direkte, me golat jashtë që nuk vlejnë dyfish në rast të barazimi. Së treti, numri më i madh i golave ​​të shënuar në përgjithësi. Dhe së fundmi, nëse gjithçka është barazim, hidhet short.

Ende pa u bërë zyrtare kjo renditje, në disa klube të Serie A ka pakënaqësi dhe nuk përjashtohet që disa prej tyre ta çojnë çështjen në gjykatë, ashtu siç po bëjnë disa klube edhe në Francë. Megjithatë, Federata dhe shumë klube shpresojnë që sezoni të përfundojë në fushën e lojës. Ndërsa tifozët e Juventus në komentet e tyre janë shprehur se nuk e duan një titull të tillë të vendosur në tavolinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e fortë e ministrit të sportit

Italia po ndjek Francën, “kyçet” futbolli