MENU
klinika

Sakrifikohet Kupa e Italisë?

Serie A, 3 data se kur mund të rifillojë

05.05.2020 - 12:28

Brenda kësaj jave do të ketë një përgjigje përfundimtare se kur mund të rifillojë Serie A në Itali. Ky është premtimi që bën ministri i sportit Vincenzo Spadafora, i cili ka bërë një hap pas në fjalët e tij, teksa një ditë më parë shprehej se nuk mund të flitej për ndeshje futbolli akoma.

Spadafora ka konfirmuar gjithashtu që nga 18 maji skuadrat mund të stërviten në qendrat e tyre në grupe sipas protokollit të miratuar nga të gjithë. Ndërkohë, lojtarët nga e hëna e 4 majit, në një pjesë të klubeve, nisën stërvitjen individualisht në qendrat sportive.

Pika më e nxehtë që mbetet për t’u sqaruar është kur një futbollist rezulton pozitiv me Covid-19. Gjithsesi, kjo pikë pritet të sqarohet brenda kësaj jave dhe së shpejti do të kemi një datë se kur do të rifillojë Serie A.

“Corriere dello Sport” ka zbuluar planin që Liga e Serisë A do t’i paraqesë Ministrisë së Shëndetësisë për stilimin e kalendarëve dhe rinisjen e kampionatit. Dy datat preferenciale të klubeve për të luajtur në fushë janë 13 ose 20 qershori ose një datë e tretë është 27 qershori, me ndeshjet që do të zhvilloheshin çdo 72 orë.

Një tur force i vërtetë ky, në mënyrë që gjithçka të mbyllet brenda datës 2 gusht dhe t’u lejojë klubeve që janë pjesë e tyre të përfundojnë edhe aventurën europiane. Madje, Liga është gati që sivjet të anulojë edhe Kupën e Italisë, e cila ka parë të zhvillohen edhe gjysmëfinalet e vajtjes, Inter-Napoli 0- 1 dhe Milan-Juventus 1-1 dhe të mos e japë këtë trofe, duke parë ngjeshjen e kalendarit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak