MENU
klinika

Presidenti i Brescia-s

“Jemi pa dinjitet, për Serie A presim UEFA-n e Merkelin”

05.05.2020 - 19:29

Që në mars presidenti i Brescia-s, Massimo Cellino, ka folur publikisht për anulimin e këtij sezoni, pasi ishte e vështirë të parfundoje në fushën e lojës, në kohën kur Lombardia dhe e gjithë Italia numëron rreth 30 mijë viktima nga Covid-19.

Por sot ai ka shpërthyer në media për një tjetër fakt. Sipas Cellino-s, është jo në dinjitetin e italianëve që të presin cfarë vendimi do të marrë UEFA apo Gjermani dhe të kopjojnë apo të implementojnë modelin e tyre…

“Të them të drejtën, s’më intereson nëse kthehemi për të luajtur apo jo, të bëjnë atë që duan. Presim vendimet e Merkel? Është e turpshme. Kemi një president Lige, një të federatës, një të Komitetit Olimpik dhe një Ministër Sporti, por presim të tjerët? Mua nuk më plas fare për Merkel apo UEFA-n, Italia duhet të vendosë në autonomi, jemi pa dinjitet.

Le të vendosin me shpejtësi, pasi unë nuk e pranoj më këtë shtyrje të vazhdueshme. Mjaftonte të uleshin në tavolinë dhe të ndanin gjithçka në pjesë të barabarta dhe të mendonin për rifillimin e sigurt, por askush nuk ka hequr dorë, pasi ky futboll i mbushur me borxhe, ka shpenzuar para dhe nuk ka arkëtuar”, – ishte shpërthimi i Cellino-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Reagimi i presidentit të klubit italian

“Tërheq ekipin nëse jepet urdhër për të luajtur”

Sakrifikohet Kupa e Italisë?

Serie A, 3 data se kur mund të rifillojë