15.05.2020 - 15:50
INGREDIENTËT
- 1 lakër e ndarë në disa copa të vogla
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- ½ lugë çaji me fara kumini
- ½ lugë çaji me piper të zi
- Majdanoz të freskët për servirje
UDHËZIMET
- Parangrohni furrën në 200 gradë.
- Merrni një tavë dhe vendosni në të një letër kuzhine.
- Vendosni lakrën e ndarë në disa pjesë. Sipër e spërkasni me vaj ulliri, kripë, piper dhe farat e kuminit.
- Përdorni një furçe kuzhine për t’i marinuar më mirë.
- I piqni në furrë për 30-35 minuta derisa sipërfaqet të kenë marrë një ngjyrë kafe të artë.
- Shërbejeni të ngrohtë me pak majdanoz sipër nëse dëshironi!