18.05.2020 - 16:03
INGREDIENTËT
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 250 gr karkaleca të pastruar
- 1 thelp hudhër, të prerë në feta
- 1 lugë gjelle majdanoz të grirë
- 1/2 gote verë të bardhë
- 200 gr domate qershi, të prera në mes
- 2 lugë gjelle pure domatesh
- Kripë
- Piper
UDHËZIMET
- Ngrohni vajin në një tigan dhe vendosni karkalecat , hudhrën e majdanozin në të.
- Përzijini në zjarr mesatar duke i kthyer karkalecat nga të dyja anët dhe shuajini me verë të bardhë. Lëreni të avullojë vera dhe shtoni domatet e purenë .
- Përzijini derisa domatet të zbuten, por pa humbur formën.
- Ziejini linguinet në ujë të valuar të kripur deri sa të bëhen al dente ,më pas kullojini duke ruajtur një gotë nga uji i makaronave.
- Shtojini tek karkalecat bashkë me lëngun dhe përziejini sa të lidhen mirë me njëra tjetrën.